KORCË- Një punëtor 35-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë orarit të punës në hyrje të pazarit të Korçës, pasi pompa e betonieres i ra mbi kokë në pallatin 4-katësh.
Ngjarja ka ndodhur para pak disa minutash në hyrje të pazarit në një godinë që po ndërtohet, ku edhe viktima punonte.
Në filim raportohej se gjendja e punëtorit të aksidentuar me emri Elvis Josifi, ishte shumë e rëndë dhe me njoftimin e policisë mësohet se ai ka ndërruar jetë.
Gazetarja e Report TV, e ndodhur në vendngjarje është ndaluar të filmojë nga disa persona të panjohur.
Kujtojmë që aksidente të tilla në punë vijnë nga mungesa e kushteve në të cilën shumë persona punojnë.
Policia po punon për shkaqet që sollën vdekjen e një personi në vendin e punës dhe dyshim kryesor është vjetërsia e mjetit të punës.












