KOSOVË- Janë plagosur katër persona në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Sipas fotove nga mediat kosovare, personat janë të shtrirë në tokë. Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës ka konfirmuar se gjuajtja me armë ka ndodh rreth orës 15:40 dhe njësitet policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin. Një person ndodhet në gjendje të rëndë kurse tre të tjerët janë në gjendje më të lehtë.
Ndërsa burime për median "Klan Kosova" thanë se dyshohet që konflikti ka ndodhur për cështje pronsore. Deri më tani nuk dihen rrethanat dhe motivet e kësaj vrasjeje. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë thënë se aty e kanë parë një person me kallashnikov.









