Kroçerat me turistë 'pushtojnë' Sarandën (FOTO)

1 / 4
2 / 4
3 / 4
4 / 4
21 Maj 2019, 10:28

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me publikimin e disa pamjeve nga transformimi i portit të Sarandës në prag të sezonit turistik. Kryeministri thotë se gjatë muajve të parë të vitit është dyfishuar numri i vizitorëve dhe pesëfishuar numri i kroçerave.

'Mirëmëngjes, dhe me këto pamje nga porti i Sarandës ku gjatë muajve të parë të vitit është dyfishuar numri i vizitorëve dhe pesëfishuar numri i kroçerave me turistë, ju uroj një ditë të mbarë' shkruan Rama, ndërsa statusin e shoqëron me fotot.