Krom ndër më cilësorët në botë 'Made in Albania', ja si e arriti kompania shqiptare këtë sukses

1 / 4
2 / 4
3 / 4
4 / 4
9 Prill 2019, 18:03

Në vitin 2013, kur AlbChrome e mori në zotërim minierën e Bulqizës dhe Uzinat e Burrelit dhe të Elbasanit që lidheshin me të, ajo që gjeti ishte një situatë e lënë thuajse në vendnumëro, pa investime, me greva punonjësish dhe me një prodhim, i cili krahasuar me sot duket minimal. Por 6 vjet pasi i hyri kësaj industrie, një ndër kompanitë kryesore eksportuese në Shqipëri, duket se ka bërë një ndryshim radikal, duke rigjallëruar industrinë shqiptare dhe duke sjellë një impakt që ka ndryshuar jetët e qindra dhe mijëra familjeve, në zonat ku ajo operon.

Ndërkohë që shumë subjekte që operojnë në Bulqizë pa investuar dhe pa i konsideruar humbjet teknologjike të shfrytëzimit, parashikohet ta përfundojnë aktivitetin e tyre për një periudhë jo më shumë se 5 vjeçare, AlbChrome po investon miliona dollarë, në mënyrë që të vazhdojë të mbajë gjallë ekonominë e vendit dhe të lokaliteteve ku industria ka bazën.

Po të krahasohet me 23.864 ton ferrokrom që u prodhuan në vitin 2010 apo 38.500 ton që u prodhuan në vitin e largët 1988 kur industria shkëlqente, sot AlbChrome i ka tejkaluar me mbi dyfish këto vlera dhe falë investimeve pritet që të vazhdojë të rritet.

b.ha./Shqiptarja.com