Kryeministri britanik Keir Starmer mbërrin në Presidencë, takon Begajn

Presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Starmer

1 / 9

Presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Starmer

2 / 9

Presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Starmer

3 / 9

Presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Starmer

4 / 9

Presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Starmer

5 / 9

Presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Starmer

6 / 9

Presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Starmer

7 / 9

Presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Starmer

8 / 9

Presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Starmer

9 / 9
15 Maj 2025, 11:56

Kryeministri britanik Keir Starmer ka mbërritur në Presidencë, ku po zhvillon takim me kreun e shtetit, Bajram Begaj. Stramer ka ardhur në Shqipëri në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Shqipëri.

Kryeministri i Britanisë së Madhe Keir Starmer është pritur me ceremoni nga kreu i shtetit shqiptar. Begaj ka pritur të parin Kryeministër të Mbretërisë së Bashkuar që viziton Shqipërinë.

“Mirë se erdhe në Tiranë, Keir Starmer, i pari Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar që viziton Shqipërinë. Uroj dhe besoj që kjo vizitë do ta forcojë më shumë bashkëpunimin tonë drejt partneritetit strategjik”, -thotë Begaj në postimin e tij.

Kryeministri britanik do të zhvillojë  një konferencë të përbashkët më pas me kryeministrin Edi Rama ku pritet të nënshkruhen dhe disa marrëveshje strategjike mes dy vendeve.

r.k./Shqiptarja.com