Pa buzëqeshje, shtrëngim i fohtë duarsh, Rama betohet te Meta

Kryeministri Rama betohet në Presidencë për postin e Ministrit të Jashtëm

1 / 9

Kryeministri Rama betohet në Presidencë për postin e Ministrit të Jashtëm

2 / 9
3 / 9
4 / 9
5 / 9
6 / 9
7 / 9
8 / 9
9 / 9
22 Janar 2019, 19:19

Pak minuta zgjat ceremonia e betimit të kryeministrit Edi Rama në Presidencë i cili merr kështu zyrtarisht edhe detyrën si ministër i Jashtëm. Kreu i qeverisë mbërriti në selinë e kreut të shtetit i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi. 

Një ditë më parë Kuvendi miratoi me 78 votat e maxhorancës dekretin e Metës për emërimin e Ramës edhe në postin e kryediplomatit në vend të Ditmir Bushatit të larguar. Fillimisht Meta refuzoi të dekretojë emrin e Gent Cakajt, ndërsa nuk shkarkoi as Ditmir Bushatin, pas ndryshimeve të thella në kabinetin qeveritar në fund të vitit të kaluar.