Kurbin/ Policia godet 'fermën' e kanabisit

Bledar Shala

1 / 6

Droga e sapo mbjellur

2 / 6

Armet dhe municionet e konfiskuara

3 / 6

Arma e tipi pistoletë e konfiskuar

4 / 6

Policia afër fermës

5 / 6

Forcat e policisë

6 / 6
2 Prill 2019, 15:54

Pesë persona kanë rënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pas finalizimit të një operacioni të finalizuar në Kurbin. Operacioni është quajtur “Godull 2019”, ka angazhuar drejtorinë vendore, forcat operacionale të policisë dhe FNSH.

Ai u zhvillua në sajë të masave për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike përmes kontrollit periodik në zonë dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative.

Të arrestuarit

- B. Sh., 39 vjeç, banues në Mamurras

- K. K., 59 vjeç, banues në Fushë Krujë

- K. Sh., 34 vjeç, banues në Mamurras

- Gj. N., 34 vjeç, banues në Lezhë

- V. Z., 41 vjeçe, banuese në Kurbin

Në cilësinë e provave materiale policia sekuestroi 8000 kubikë ku ishin mbjellë fara kanabis sativa, 5 doza të dyshuara lëndë e fortë narkotike kokainë, 2 armë zjarri "pistoleta", 1 armë zjarri automatik, 1 armë gjahu "shotgun", 680 fishekë, dylbi dhe një thikë.

Policia njofon se materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të proceduar u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprat penale "Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim",  "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike",  "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" .

r.k./Shqiptarja.com