Mesditën e sotme është mbytur në det zhytësi Armando Hallvaxhiu 34 vjeç banues në Tiranë, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Hallvaxhiu dhe shokët e tij kishin marrë një varkë dhe kishin shkuar për të gjuajtur peshk, sport të cilin 34-vjeçari e praktikonte prej shume vitesh.
Nga informacioni paraprak thuhet se 34-vjeçari është mbytur në vendin e quajtur “Shpellae Haxhi Aliut”, ku ishte duke kryer zhytje bashkë me disa shokë të tjerë. Trupi i pajetë i 34-vjeçarit është nxjerrë nga Policia Kufitare dhe është transportuar për në morgun e Spitalit Rajonal të Vlorës.
Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e mbytjes së 34-vjeçarit, ndërkohë që policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
34-vjeçari Armando Hallvaxhiu ka punuar si operator në disa media qëndrore dhe lokale.











