Kërkesa për gjykim e prokurorisë për 14 Shtatorin

1 / 6
2 / 6
3 / 6
4 / 6
5 / 6
6 / 6
14 Shtator 2019, 19:39

Në ditët e para të shtatorit 1998 nga grupimi politik Bashkimi për Demokraci janë zhvilluar disa mitingje të paligjshme me parulla të ndryshme kundër qeverisë, parlamentit dhe pro 6 funksionarëve të lartë të PD-së arrestuar disa ditë më parë si dhe në mbështetje të banorëve lazaratas, të cilët përdorën armët ndaj forcave të policisë, duke plagosur disa policë gjatë ushtrimit të detyrës së tyre ligjore në luftë kundër krimit dhe vendosjes së rendit dhe qetësisë. Këto mitingje janë zhvilluar në rrethet Tiranë, Elbasan,Fier, Korçë, Kavajë, Shijak, Lezhë, etj.

Nisur nga situata e krijuar, në datë 10.09.1998 me urdhrinNr.789 të ministrit të Rendit Publik, Perikli Teta, kanë kaluar nëgatishmëri Nr.3 Drejtoria e Policisë Prefekturës Tiranë, Durrës, Elbasan, Drejtoria e Policisë Kriminale, Rendit, Forcat Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë, Garda e Republikës, Sektori i Qarkullimit Rrugor.

Në datë10.09.1998 nga grupimi politik Bashkimi për Demokraci është marrë leje për të manifestuar në sheshin “Skëndërbej” për arrestimin e gjashtë ish-funksionarëve të lartë të PD-së të arrestuar disa ditë më parë. Pasi ka mbaruar mitingu i ligjshëm në sheshin “Skëndërbej”, pjesëmarrësit me në krye liderë të grupimit Bashkimi për Demokraci si Sali Berisha, Shaban Memia, Zef Bushati Pjetër Arbnori etj,i janë drejtuar Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.