Një kompleks super luksoz është ai në pronësi të Altin Hajrit dhe vëllait të tij, Emiliano. Në këtë kompelks super luksoz dyshohet se u vra Jan Prenga në janar 2020. Çështja rikthehet edhe njëherë në vëmendje të mediave, pas arrestimit të ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja.
Ky i fundit dyshohet se ka strehuar Altin Hajrin në banesën e tij, si edhe në banesa të tjera, pas vrasjes së Jan Prengës. Hajri rezulton në kërkim prej 4 vitesh dhe as në kontrollet e djeshme që ushtroi policia dhe agjentët e BKH nuk u gjet.