Pantallonat e gjera në stilin klasik, të kombinuara me xhaketa kostumi apo pulovra të gjera , janë një nga tendencat më të mëdha të sezonit të ri. Stella McCartney ishte vetëm një nga stilistet që vuri bast për këtë dyshe shik në koleksionin e saj pranverë-verë, me pantallona klasike maxi dhe xhaketa të mëdha të kombinuara me varëse të zbukuruara kristali.
Në koleksionin Chanel do të shihni gjithashtu kostume me silueta më të mëdha. Shtëpia i qëndroi besnike pëlhurës tradicionale. Më poshtë do ju sjellim pantallonat që nuk duhet të mungojnë në garderobën tuja për 2023.











