Letra e panjohur e ish-efektivit të Sigurimit të Shtetit: Në 1961-in, do hidhja në erë sallën me Abaz Kupin e 300 zogistë në Bruksel, por Kadri Hazbiu…

1 / 5
2 / 5
3 / 5
4 / 5
5 / 5
31 Gusht 2021, 08:53

Letra e panjohur e ish-efektivit të Sigurimit të Shtetit: Në 1961-in, do hidhja në erë sallën me Abaz Kupin e 300 zogistë në Bruksel, por Kadri Hazbiu…!

Publikohet një dokument i panjohur arkivor i nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), ku ndodhet një letër e shkruar nga Isuf Mullai, (ish-efektiv i Sigurimit të Shtetit me detyrën e zbuluesit pranë mërgatës politike shqiptare në disa shtete të ndryshme të Europës) e cila i përket fillimit të nëntorit të vitit 1982 dhe që i dërgohet fillimisht Komitetit të Partisë së rrethit të Durrësit e më pas Komitetit Qendror të PPSH-së, ku ish-agjenti i famshëm me origjinë nga Gjirokastra, që vite më parë ishte infiltruar deri në organet drejtuese të Partisë Lëvizja e Legalitetit në Belgjikë, (i njohur ndryshe edhe si ‘Manush Kelmendi’, personazhi kryesor dhe real në romanin ‘Mërgata e Qyqeve’ të shkrimtarit Nasho Jorgaqi), i cili ka informuar udhëheqjen e lartë të PPSH-së dhe personalisht Hekuran Isain, që asokohe mbante funksionin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe atë të sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, mbi dyshimet e tij për punën dhe “veprimtarinë armiqësore”, e disa prej kuadrove kryesorë të Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Durrësit, si: Kopi Niko, Lirim Pëllumbi, Bardhyl Çuçi, Ibrahim Braho, Kasem Bleta, Apostol Çabeli, Naum Shilla, Lutfi Ishmi, Demir Zhupa, Ajaz Isufi, etj., si dhe disa nga titullarët e drejtuesit kryesorë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Sigurimit të Shtetit në Tiranë, si: Kadri Hazbiu, Rexhep Kolli, Llambi Peçini, Feçor Shehu, Perlat Çaushi, Hasan Luçi etj. Dëshmia e panjohur e Isuf Mullajt, për ngjarjen e vitit 1961, kur ai i kërkoi Llambi Peçini që t’i siguronte katër mina, për të hedhur në erë sallën në Bruksel, ku do mblidheshin rreth 300 vetë, “zogistë, ballistë e reaksionarë” të tjerë, me në krye Abaz Kupin, me rastin e festës së 28 nëntorit, plan të cilin nuk i’a miratoi Kadri Hazbiu!

r.k./Shqiptarja.com