Libra të vjetër përdhé, foto të Enver Hoxhës, xhezve...çfarë ka mbetur nga shtëpia e Nexhmije Hoxhës pas shembjes

1 / 9
2 / 9
3 / 9
4 / 9
5 / 9
6 / 9
7 / 9
8 / 9
9 / 9
1 Korrik 2020, 17:32

TIRANË- Shtëpia ku ja jetuar e veja e diktatorit, Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha u shemb për shkak se prekej nga projekti i Unazës së Re, por duket se familjarët nuk e kanë boshatisur totalisht.

Siç shihet në këto foto, libra të vjetër, xhezve të vjetër, kuti të shkatërruara, foto të bashkëshortit të saj, Enver Hoxha kanë mbetur përdhe, gati për t'u hedhur në plehra.

Më herët, djali i çiftit Hoxha, Ilir Hoxha i dërgoi një letër kryeministri Edi Rama ku thoshte se është lënë në mes të katër rrugëve, teksa paralajmëroi një denoncim ndaj IKMT për dhunim banese, por edhe vjedhje të relikteve dhe dokumentacioneve të ndryshme të babait të tij, Enver Hoxha.

Shtëpia e Nexhmije Hoxhës, ku ka jetuar për 26 vite, u prek nga projekti i Unazës së Re, për të cilën është mbyllur procesi i shpronësimit.