Lufta mes bandave në Elbasan, vritet avokati i Çapajve

Trupi i pajetë

1 / 7

Foto nga vendi i ngjarjes

2 / 7

Policia në vendngjarje

3 / 7

Lokali ku ndodhi krimi

4 / 7

Forcat e policisë

5 / 7

Kontrollet e Forcave të Policië

6 / 7

Makina e djegur e autorëve

7 / 7
22 Mars 2019, 20:19

Tronditet Elbasani. Një person është ekzekutuar me armë zjarri në qendër të qytetit të Elbasanit në një lokal. Viktima është avokati Ravik Gurra 50 vjeç. Ai ishte ulur në ambientet e jashtme të lokalit, kur është qëlluar me armë zjarri. Gurra ka humbur jetën në vend nga të shtënat me breshëri, pavarësisht ndihmës së parë nga personat që ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 minuta rreth 40 metra larg kalasë në qendër të qytetit. Report Tv siguron pamjet nga lokali ku është ekzekutuar avokati, teksa trupi i tij është i shtrirë poshtë tavolinës. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe pamjet e kamerave të sigurisë për të shkuar në gjurmët e autorëve. Ravik Gurra është një avokat i njohur, pasi ishte mbrojtës në cështjen ligjore të fisit Çapja dhe avokat i dytë në dosjen e Emiljano Shullazit.

r.k./Shqiptarja.com