Lundrimet e fundit, 1200 pasagjerë në Bari pa asnjë kontroll, 390 në Durrës këshillim (FOTO)

Foto sot në Portin e Barit

1 / 7

Foto sot në Portin e Barit

2 / 7

Foto sot në Portin e Barit

3 / 7

Foto mbrëmë në Portin e Durrësit

4 / 7

Foto mbrëmë në Portin e Durrësit

5 / 7

Foto mbrëmë në Portin e Durrësit

6 / 7

Urdhri per pezullimin e lundrimeve

7 / 7
11 Mars 2020, 11:25

Mbrëmjen e djeshme, brenda mesnatës janë bërë udhëtimet e fundit me traget, nga Durrësit në Bari dhe anasjelltas. Qytetarët kanë shfrytëzuar këtë lundrim të fundit pas pezullimit të të gjithë trageteve nga situata e koronavirusit, për të shkuar në Itali apo për t'u kthyer në atdhe. Shqiptarja.com publikon ekskluzivisht pamjet nga Porti i Barit në Itali, ku mbrëmë nga dy tragetet e fundit kanë mbërritur 1200 pasagjerë, një prezencë shumëfish më e lartë sesa situata e zakonshme.Nga këto pamje, shihet se si njerëzit janë të grumbulluar, disa me maska mbrojtëse e disa të tjerë jo në pritje për të kaluar tek pasaportat e për të hyrë në territorin italian. Edhe pse tek pasaportat respektohet rregulli me nga grupe personash me 5 veta, për të respektuar radhën dhe për të mos krijuar situatë kaotike, panorama që ofrohet në radhët e mijëra pasagjerëve, është e tillë. Ngjitur me njëri-tjetrin dhe në pritje prej orësh për të kaluar kontrollet e pasaportave. Ndryshe është situata në portin e Durrësit. Sot në mëngjes kanë mbërritur dy tragetet e fundit nga Bari me 390 pasagjerë. Por teksa në Bari nuk është bërë asnjë kontroll shëndetësor as në hyrje as në dalje, në portin shqiptar, pasagjerëve u janë bërë kontrolle dhe të gjithëve u janë marrë adresat e qëndrimit dhe numrat e kontaktit, ndërsa u është këshilluar të vetëkarantinohen. Pra, të gjithë udhëtarët kanë kaluar për në Shqipëri, por janë identifikuar nga autoritetet me numra telefoni, përmes së cilave edhe do të kontrollohen nëse po i ndjekin rregullat e vetëkarantinimit në shtëpi apo jo. Me pezullimin e lundrimeve dhe fluturimeve deri më 3 prill, masë kufizuese kjo deri në një vendim të dytë në ecuri të situatës me koronavirusin, ngërçi i krijuar që kërkon zgjidhje, është se çfarë do të bëhet me shqiptarët apo italianët që kanë mbetur në Itali apo Shqipëri, dhe që i kanë lëvizjet të domosdoshme.

b.ha./Shqiptarja.com