Makina përplas një fëmijë në rrugën e Bishtit të Kalldrëmit në Vlorë (FOTO)

5 Maj 2020, 21:26

VLORË- Aksident në rrugën e Bishtit të Kalldrëmit, makina përplas një fëmijë.

Nga përplasja e shoferit që po udhëtonte me mjetin tip Audi, fëmija ka marrë dëmtime por nuk është në rrezik për jetën.

Pas aksidentit, i mituri është dërguar në spital për të marrë mjekimin e duhur.

Kujtojmë se Vlora është shpallur zonë e gjelbër, por nuk dihet nëse aksideni ka ndodhur jashtë orarit të lejuar.

r.k./Shqiptarja.com