Makinat me të cilët udhëtonte Enver Hoxha. Historia e “Mercedes 600”, diamanti i serisë së ish-diktatorit

Makinat me të cilat ka udhëtuar ish-dikatatori Enver Hoxha

1 / 5

Makinat me të cilat ka udhëtuar ish-dikatatori Enver Hoxha

2 / 5

Makinat me të cilat ka udhëtuar ish-dikatatori Enver Hoxha

3 / 5

Makinat me të cilat ka udhëtuar ish-dikatatori Enver Hoxha

4 / 5

Makinat me të cilat ka udhëtuar ish-dikatatori Enver Hoxha

5 / 5
29 Shtator 2018, 22:59

Në historinë njerëzore të 100 viteve të fundit, një nga kureshtitë më të mëdha ka të bëjë dhe me markat e makinave me të cilat kanë udhëtuar krerët e shteteve. Sidomos e atyre drejtuesve të lartë, jeta e të cilëve ka qenë e mbuluar me më shumë mister se sa e yjeve të muzikës apo të kinemasë të cilët kanë qenë shumë më të hapur për median dhe publikun…

…Një Mercedes 600 tip limuzine ka qenë diamanti mbi kurorën e makinave me të cilat ka udhëtuar drejtuesi i lartë i shtetit komunist Shqiptar, Enver Hoxha.

Dëshmitë

Në ditët e sotme gjetja e një Pullman 600 që nuk është në pronësi të dikujt cilësohet si një gjë mjaft e vështirë. Duhet pasur parasysh nga ky tip i shtrenjtë e plot shkëlqim, i projektuar dhe montuar mes viteve 1963 dhe 1981, janë vetëm 2.677 ekzemplarë.

Megjithatë Enver Hoxha ka parapëlqyer që nëpër rrugët e kryeqytetit apo udhëtime të shkurtra të përdorte një Mercedes 300 SEL. Për të shkuar në zyrën në Komitetin Qendror, Enver Hoxha nuk përdorte makinë, por shkonte në këmbë. Ndërsa limuzina gjashtë dyershe lëvizte rrallë.

Ky dossier është mbështetur mbi tre dëshmi që cilat më janë dhënë gjatë kohëve: e Sulo Gradecit, ish-shefi i grupit të shoqërimit të Enver Hoxhës, Arif Bizhgës, një prej shoqëruesve të tij pas Luftës dhe Hamdi Sinës, ish-shofer i familjes Hoxha. TEMA.al

b.ha./Shqiptarja.com