Maliq- Jetonte i vetëm në rrënojat e ish-Kombinatit të sheqerit, gjendet i pajetë 52-vjeçari

1 / 7
2 / 7
3 / 7
4 / 7
5 / 7
6 / 7
7 / 7
26 Dhjetor 2019, 11:33

KORCE- Muhamed Tabaku 52-vjeç është gjetur i pajetë në Maliq të Korçës. Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Mësohet se viktima nuk kishte banesë, por flinte në rrënojat e ish-Kombinatit të sheqerit në Maliq.

Ai është identifikuar nga një i afërm i tij, ndërkohë që policia njofton se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes që kanë sjellë vdekjen e 52-vjeçarit.Report Tv sjell edhe foto nga vendi ku jetonte i vetëm viktima.

b.ha./Shqiptarja.com