Deri në fund të shtatorit 2020 investimet nga Turqia arritën në 1.8 miliardë euro. Por lidhjet më të fuqishme mes dy vendeve u ekspozuan në rindërtimin e vendit dhe mbledhjes disa ditore që vijon mes qeverive, në Turqi. Por ku qëndron impakti i shtetit turk në ekonominë e Shqipërisë, në punësim dhe investime? Në fund të vitit 2019, në vend operonin 253 ndërmarrje me pronar turk dhe 132 ndërmarrje me bashkëpronar shqiptar. Pra në total ishin 385 ndërmarrje. Nga këto, 28.1% në sektorin e industrisë përpunuese, 26.7% në energji elektrike dhe uji, 18.5% në transport dhe komunikacion, më pas renditet ndërtimi me 10.4%, industria nxjerrëse 9.4%, tregti 8.5% dhe në fund është akomodimi dhe restorantet me 4.4%. Sa i takon vitit që kemi lënë pas, në vlerë monetare Turqia renditet e dyta pas Italisë. Nga janari në nëntor të 2020 kemi importuar nga Turqia mallra me vlerë prej 51.6 miliardë lekë, me një rënie prej 3.2 miliardë lekësh krahasuar me 2019, si pasojë e pandemisë COVID-19. Dhe nga ana tjetër e medaljes vendi ynë i shiti shtetit turk në vitin e kaluar 2.4 miliardë lekë me një rritje prej 531 milionë lekësh krahasuar me 2019, por përsëri diferenca mes dy shteteve në tregti është tepër e lartë, pasi nga renditja Turqia është në vendin e 10 për eksportet. Por çfarë i kanë shitur dhe blerë njëra-tjetrës dy shtetet në vitin e kaluar? Janë mbi 1.6 miliardë lekë importe nga Turqia vetëm tekstile dhe këpucë deri në nëntor 2020, për të vijuar më pas me 888.5 milionë lekë makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi. Në vend të tretë produktet kimike dhe plastike me 683.1 milionë lekë dhe materiale ndërtimi dhe metale me 618.9 milionë lekë. Kurse Shqipëria i ka shitur Turqisë në 11 muaj të vitit 2020, rreth 167.9 milionë lekë materiale ndërtimi dhe metale, e ndjekur nga produktet ushqimore me 56.5 milionë lekë dhe në vend te tretë mineralet dhe lëndët djegëse prej 21.5 milionë lekë.
Marrëdhëniet tregtare / Turqia partneri i 4 kryesor i Shqipërisë, investimet 1.8 mld € në shtator 2020
1 / 10
2 / 10
3 / 10
4 / 10
5 / 10
6 / 10
7 / 10
8 / 10
9 / 10
10 / 10
Fotogaleri të tjera
-
Tiranë/ Zjarr masiv në 2 kapanone të tregut të rrobave në lagjen '5 maji', të paktën 50 subjekte të djegura!
-
E Ngarkuara me Punë e SHBA-së takon Brahon dhe Ketën në SPAK: Vazhdojmë mbështetjen në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve
-
FOTO nga operacioni i Forcave të Armatosura në Fier për evakuimin e banorëve dhe gjësë së gjallë në fshatin Ferras
-
FOTOT/ Evakuuime, përmbytje e borë, situata nga moti i keq në vend
-
Zbardhet Llogaraja! Nis pastrimi i rrugës, apel për kujdes për drejtuesit e mjeteve
-
Moti i keq nga veriu në jug, ushtria zbret në terren! Vengu: Do të çlirojmë çdo banesë nga uji!
-
Shiu ‘paralizon’ vendin/ Uji 'pushton' Durrësin, pezullohet mësimi, evakuohen 180 banorë, 800 shtëpi të përmbytura!
-
Durrësi i përmbytur/ Ministri Vengu: 23 forca, 8 mjete të emergjencave civile dhe 7 motopompa në punë
-
Me pranga në duar dhe të rrethuar me policë, Maduro dhe gruaja transferohen nga burgu në gjykatën e Manhattanit
-
Aksi rrugor që lidh Shkodrën me Malin e Zi drejt përfundimit, lehtësi për vendasit dhe turistët
-
Festimet pas kapjes së Maduros, venezuelianët: Mund të shohim sërish dritë në fund të tunelit
-
Ja si u kap Maduro: Hyrja me forcë në dhomën e gjumit, hapat drejt bunkerit, bashkëshortja e palëvizur në shtrat! Forcave Delta i mjaftuan 46 sekonda
