Masakra brutale para 1500 vitesh në fshatin Suedez

1 / 8
2 / 8
3 / 8
4 / 8
5 / 8
6 / 8
7 / 8
8 / 8
26 Prill 2018, 21:53

Arkeologët kanë zbuluar një masakër të tmerrshme të shekullit të 5-të "ngrirë në kohë" në fshatin e vogël të Sanby borg në ishullin suedez të Olanit.

Dhjetra trupa të paarmatosur - të cilët u vranë me 'forcë brutale' - u gjetën në një fortesë të rrethuar me mure që shtrihej pikërisht në të njëjtin pozicion siç ranë 1.500 vjet më parë. Hulumtuesit madje gjetën se një i porsalindur ishte midis viktimave të prera dhe të gjymtuara të sulmit 1.500-vjeçar, duke sugjeruar se edhe më të dobëtit nuk u kursyen.

Banorët e këtij fshati u lanë të kalbeshin ashti siç ishin, me bizhuteritë e tyre në trup. Nuk dihet se pse masakra u krye, por ndodhi gjatë një kohe të turbullt, kur perandoria romake perëndimore po shembte dhe po pushtohej. Njerëzit që u vranë besohet të jenë elita në pushtet në këtë ishull.