Kanë mbërritur në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” 40,800 vaksina AstraZeneca, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare, që janë siguruar nëpërmjet instrumentit COVAX.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili shkrua se me sasitë e marra deri më tani plani i vaksinimit bëhet më i realizueshëm. Deri më tani kanë mbërritur në Shqipëri 899,550 vaksinat AntiCovid dhe objektivi është për të arritur 1 milionë vaksinime brenda muajit qershor.Aeroporti “Nënë Tereza” - 40,800 vaksina AstraZeneca, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare, nëpërmjet instrumentit COVAX sapo kanë mbërritur në Tiranë. Me 899,550 vaksinat AntiCovid që kanë mbërritur deri tani në Shqipëri dhe sasitë e tjera të vaksinave që do të vijnë sipas kalendarit të kontratave që kemi siguruar, jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari”, shkruan Rama.











