Mbështetësit e presidentit Trump në protestë ndërsa Kongresi certifikon zgjedhjet presidenciale (FOTO)

1 / 14
2 / 14
3 / 14
4 / 14
5 / 14
6 / 14
7 / 14
8 / 14
9 / 14
10 / 14
11 / 14
12 / 14
13 / 14
14 / 14
6 Janar 2021, 19:23

Në Marshimin për Trump, mijëra qytetarë u mblodhën për të mbështetur Trump në përpjekjet e tij për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 3 Nëntorit.

Gjatë fjalimit të tij ai akuzoi sërish për manipulim të votave dhe theksoi edhe njëherë se ai jo vetëm fitoi zgjedhjet e 3 Nëntorit, por me një rezultat shumë më të thellë se ai në 2016.

Në fjalën e tij ai akuzoi median për mos përfaqësim dhe mos tregim të realitetit.

“Media nuk do të tregoje praninë e njerëzve këtu. Fake media tregon se çfare po ndodh këtu… Njerëzit nuk mund të durojnë më.  Media është problemi jonë më i madh, THA Trump.

Në anën tjetër ai akuzoi edhe Republikanët të cilët sipas tij nuk I kanë dhënë mbështetjen e duhur Trump, duke I cilësuar ata si republikan të dobët.

I acaruar dhe me akuza që kapnin të gjitha hallkat e shtetit.

“ Kemi arritur në standardet e vendeve të treta”

Në fjalën e tij ai theksoi edhe njëherë se e ardhmja e vendit është në duart e Mike Pence dhe ai sot nuk duhet të lejojë certefikimin e Biden. 

b.ha./Shqiptarja.com