Mbretëria e Bashkuar, nata më e ftohtë në dy dekada, termometri shënon -23 gradë Celsius (FOTO)

1 / 35
2 / 35
3 / 35
4 / 35
5 / 35
6 / 35
7 / 35
8 / 35
9 / 35
10 / 35
11 / 35
12 / 35
13 / 35
14 / 35
15 / 35
16 / 35
17 / 35
18 / 35
19 / 35
20 / 35
21 / 35
22 / 35
23 / 35
24 / 35
25 / 35
26 / 35
27 / 35
28 / 35
29 / 35
30 / 35
31 / 35
32 / 35
33 / 35
34 / 35
35 / 35
11 Shkurt 2021, 14:19

Me temperatura që arritën deri në -23 gradë Celsius, Britania e Madhe ka shënuar mbrëmë natën e saj më të ftohtë në dy dekadat e fundit.
Termometri shënoi minus 23C (minus 9.2F) në Braemar, temperatura më e ftohtë e regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 1995.

Në Kryeqytet, temperaturat ranë në -5.2 C dhe Skocia pa temperaturat më të ftohta brenda natës me -13C të regjistruara në Edinburg dhe -21.2C në Kinbrace.

Më parë temperatura më e ulët e regjistruar ishte -23.2C më 30 dhjetor 1995. Më e ulta e regjistruar ndonjëherë ishte -27.2C, më 10 janar 1982, gjithashtu në Braemar.

Në disa zona trashësia e Borës arriti deri në 70 cm ose deri në bel. Parashikuesit e motit paralajmërojnë se bora mund të ndërpresë përkohësisht energjinë në disa komunitete të izoluara rurale dhe të ketë bllokime të rrugëve të transportit.

b.ha./Shqiptarja.com