VLORË- Një peshkarexhë është mbytyr në Vlorë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas burimeve për Report Tv, peshkatarët kishin dalë peshkim me mjetin e tyre, i cili kishte pësuar avari dhe ishte mbytur. Katër personat që ishin në bord u shpëtuan nga trageti i linjës Brindisi-Vlorë.
Pasi i pikasi në det, ku kishin mbi katër orë që qëndronin në kamerdare, trageti ndaloi dhe i mori në bordin e tij.
Pas ankorimit, katër anëtarët e ekipazhitë të peshkarexhës u çuan në spitalin e Vlorës për të marrë shërbimin e duhur mjekësor.
Ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore apo me arsyet që çuan në fundosjen e peshkarexhës.











