Zv. Kryeministri Erion Braçe 23 vite më pas kujton 26 Majin e vitit 1997, e cila sipas tij ishte dita kur fashizmi oriental e ktheu në ditën më të dhunshme elektorale në historinë e re-30 vjecare. Ai ka psotuar foto nga ngjarja e atij viti ku shfaqet më plagë të rënda në fytyrë. Braçe thotë se sot më 28 Maj beteja jonë është për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
"1.Pardje ishte 26 maj, 23 vite me pas nga dita, te cilen, fashizmi oriental e ktheu ne diten me te dhunshme elektorale ne historine e re-30 vjecare, te vendit;
Diten te cilen, Shteti-policia, SHIK, policite e tjera-tatimore etj, gangsteret e rrugeve te armatosur, sulmoi qendrat e votimit, dhunoi barbarisht komisioneret e opozites socialiste, diku si ne Berat i perzuri nga qendrat e votimit, mori kontrollin e tyre dhe ne fund, shkroi nje rezultat te rreme, te pamaterializuar ne kuti votimi edhe pse zgjedhes e komisionere u luftuan, e shpalli zyrtarisht ate!
Edhe pse nje dite e tille per fashizmin oriental te Sali Berishes ishte dite triumfi, Partia Socialiste nuk u nenshtrua, nuk u mbyll, nuk u zhbe, u rikthye ne beteje, me genin e pamposhtur te nje te majte qe fashizmin e ka mundur perhere!
Nje dite me pas, ne 27 maj, per fashizmin oriental te Sali Berishes, ishte dita e hallit, rezultatit qesharak qe kish shkruar per gjithe naten, qe nuk gjendej ne kuti, as ne popull;











