Me maska dhe armë, grabiten 7.5 mln lekë të reja nga makina transportonte paratë e patentave në Shkozet

Foto nga vendi i ngjarjes

1 / 13

Vendi i rrethuar nga ekspertiza

2 / 13

Autoblind i grabitur

3 / 13

Autoblind i grabitur

4 / 13

Autoblind i grabitur

5 / 13

Autoblind i grabitur

6 / 13

Autoblind i grabitur

7 / 13

Ekspertiza dhe mjeti i grabitur

8 / 13

Ekspertiza dhe mjeti i grabitur

9 / 13

Foto nga vendi i ngjarjes

10 / 13

Foto nga vendi i ngjarjes

11 / 13

Foto nga vendi i ngjarjes

12 / 13

Foto nga vendi i ngjarjes

13 / 13
14 Dhjetor 2018, 18:20

DURRËS- Dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur rreth 7.5 milionë lekë të reja nga një makinë e cila po transportonte paratë e Drejtorisë së Patentave.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se grabitja ka ndodhur rreth orës 16:45 në zonën e Shkozetit, 100 m para mbikalimit të Unazës së plazhit. Autorët kanë shfrytëzuar kohën e keqe me shi në një moment kur nuk ka pasur qarkullim rrugor të dendur dhe i kanë ngritur pritë makinës për t'i grabitur paratë.

Mësohet se makina ishte e blinduar dhe pronë e një firme private sigurimi. Ndërkohë policia ka rënë në gjurmë të grabitësve dhe po punon për kapjen e tyre.

r.k./Shqiptarja.com