Me pistoleta në brez, të ulur në kafe, ‘Befasia’ kap dy persona në Elbasan

1 / 5
2 / 5
3 / 5
4 / 5
5 / 5
11 Gusht 2018, 12:44

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në lagjen ”Beqir Dardha” në ambientet e një bar kafeje, pas informacioneve të marra në rrugë operative, policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Befasia” duke arrestuar dy persona që lëviznin të armatosur.

Ata janë Arben Trasha, 48 vjeç dhe Elton Dedja 39 vjeç. Përveç automjetit me të cilin lëviznin, policia iu ka sekuestruar edhe një sasi prej 250.000 lekësh të reja. • Arben Trasha, 48 vjeç, banues në lagjen "Shënkoll", Elbasan.

• Elton Dedja 39 vjeç, banues në lagjen " Visarion Xhuvani", Elbasan.

Shtetasit e lartpërmendur janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë në ambientet e lokalit ku secili mbante me vete nga një armë zjarri Pistoletë pa leje.

Në cilesinë e provës materiale janë sekuestruar : 

-Dy armë zjarri Pitoleta (”SIG-SAUER” dhe"Bereta", ) dhe 20 fishekë luftarakë..

- tre automjete dhe një sasi prej 250.000 lekesh te reja. 

Materialet hetimore për veprën penale ”Mbajtja pa leje dhe prodhim i armeve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan

b.ha./Shqiptarja.com