Megaoperacioni i SPAK, Policia publikon videon e arrestimeve! Kontrolle në Shkodër, Lezhë, Vlorë dhe Tiranë! U zbuluan dhe baza për vendosje snajperi

1 / 10
2 / 10
3 / 10
4 / 10
5 / 10
6 / 10
7 / 10
8 / 10
9 / 10
10 / 10
28 Korrik 2023, 15:41

Policia e shtetit publikon VIDEO nga megaoperacioni për arrestimin e anëtarëve të grupit kriminal dhe zyrtarëve të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me ta.

Operacioni me shkallë të lartë vështirësie u kodua “Metamorfoza”. 

Në operacion u përfshinë Forcat Speciale RENEA, FNSH, Forca e Posaçme Operacionale, Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në Departamentin e Policisë Kirminale, drejtoritë vendore të Policisë Shkodër, Lezhë, Vlorë dhe Tiranë, në drejtimin e SPAK-ut.

Ekzekutohen masat e sigurisë “Arrest në burg”, për 6 shtetas. Shpallen në kërkim 9 shtetas të tjerë.  

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë edhe 2 shtetas të tjerë, për armëmbajtje pa leje dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.  Policia gjeti dhe sekuestrou një arsenal armësh, 8 automjete (4 prej tyre të blinduara), maska, paruke dhe sende të tjera të paligjshme që përdoreshin nga pjesëtarët e grupit kriminal. 

E.H/Shqiptarja.com