Merr flakë banesa në katin e parë të një pallati në Sarandë, fqinjët shpëtojnë të moshuarën që jetonte aty

1 / 8
2 / 8
3 / 8
4 / 8
5 / 8
6 / 8
7 / 8
8 / 8
15 Dhjetor 2024, 17:07

SARANDË – Një banesë në katin e parë të një pallati është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele (15 dhjetor 2024).

Ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia, mësohet se në banesë jetonte një grua e moshuar e cila është nxjerrë në kohë nga shtëpia nga fqinjët e saj. 

Fatmirësisht, e moshuara nuk është lënduar nga flakët apo tymi i dendur, ndërsa banesa ka pësuar dëmtime të shumta në orendi dhe paisje.