Mesazhe dhe telefonata/ Me kë ka komunikuar Lulzim Basha gjatë gjithë protestës?!

1 / 5
2 / 5
3 / 5
4 / 5
5 / 5
16 Mars 2019, 21:05

Lideri i opozitës Lulzim Basha mbërriti 30 minuta me vonesë në bulevardin Dëshmorët e Kombit para kryeministrisë, në protestën e lajmëruar për të nisur në 11:00. Simpatizantë dhe mbështetës të opozitës kishin mbërritur që herët nga rrethet e tyre përmes autobusëve nën organizimin e PD-së. Pati një takim me aleatët dhe ish-deputetët në selinë e PD-së, prej nga doli më tej nën shoqërinë e bashkëshortes së tij për t'ju bashkuar tubimit. Pati marshime të gjata para momentit kur shpërtheu e gjitha në dhunë në itinerarin e papritur që demokratët morën nga kryeministria drejt Parlamentit. Por gjatë gjithë kohës, lideri demokrat u pa të shihte telefonin e tij celular.

Komunikime të shumta me mesazhe dhe telefonata. E mbylli protestën shumë më shpejt sesa protestuesit kishin menduar, të cilët sic deklaronin edhe në prononcime për mediat, thonin se do të qëndronin gjatë në shesh, deri në largimin e kryeminsitrit Edi Rama.