Mësuesja në Kamëz që dhunonte të miturit pezullohet nga puna dhe shpallet në kërkim, Kumbaro: Sjellje e papranueshme!

1 / 5
2 / 5
3 / 5
4 / 5
5 / 5
25 Shkurt, 22:14

Mine Hasani nuk është më mësuese në shkollën 9-vjeçare “100-vjetori i Pavarësisë”. Vendimi për pezullimin e saj erdhi  menjëherë pas publikimit të pamjeve në emisionin “Stop” në Televizionin Klan, ku ajo shfaqej duke ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj nxënësve të ciklit fillor. Pamjet shokuese të transmetuara në media tregojnë se si mësuesja godet fizikisht fëmijët 9-vjeçarë dhe përdor një fjalor me terma degradues dhe kërcënues. Shprehjet që ajo  përdor rregullisht ndaj nxënësve variojnë nga “idiotë”, “kafshë”, te “zhulsa” e “kokë palarë”.

Pas pamjeve, Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Tiranë njoftoi ngritjen e një grupi pune për të ndjekur situatën dhe për të takuar drejtuesit e shkollës, psikologët dhe prindërit e fëmijëve të përfshirë. Me vendim të datës 25 shkurt 2026, marrëdhëniet e punës me mësuesen  u ndërprenë menjëher

I.M/Shqiptarja.com