Meta në majë të Korabit: Preka qiellin, tani do të kaloj çdo pengesë (FOTO)

1 / 5
2 / 5
3 / 5
4 / 5
5 / 5
30 Gusht 2019, 10:05

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta pasi arriti që të ngjisë Korabin, 2751 metra nga niveli i detit shkruan se sfida nuk ishte e lehtë, por e frymëzoi për të kaluar cdo pengesë.

"Në majën më të lartë të maleve shqiptare, mbi Korab, aty ku duket sikur prek qiellin me dorë.Ngjitja ishte sfidë jo e lehtë, por bukuritë dhe monumentet e rralla natyrore të këtij mali madhështor, të frymëzojnë dhe të japin energji të reja për të kaluar me sukses çdo pengesë" shkruan kreu i shtetit.

b.ha./Shqiptarja.com