Meta refuzon Cakajn ministër, motivet: Pa përvojë politike, qëndrime të papranueshme, rrezik për sekretin shtetëror (FOTO)

Arsyetimet e plota të Metës për mosdekretimin e Gent Cakajt

1 / 6

Arsyetimet e plota të Metës për mosdekretimin e Gent Cakajt

2 / 6

Arsyetimet e plota të Metës për mosdekretimin e Gent Cakajt

3 / 6

Arsyetimet e plota të Metës për mosdekretimin e Gent Cakajt

4 / 6

Arsyetimet e plota të Metës për mosdekretimin e Gent Cakajt

5 / 6

Presidenti Ilir Meta dhe Gent Cakaj

6 / 6
10 Janar 2019, 13:29

Presidenti Ilir Meta ka refuzuar propozimin për emërimin e Gent Cakajt ministër të Jashtëm në vend të Ditmir Bushatit. Dekreti prej pesë faqesh i është kthyer kryeministrit Edi Rama për rishqyrtim këtë të enjte. Kreu i shtetit rendit arsyet e kthimit të dekretit duke theksuar se Cakaj nuk ka përvojë politike dhe diplomatike si dhe ka mbajtur qëndrime publike të papranueshme për çështjen e kufijve të Kosovës si dhe ka cenuar informacionin e klasifikuar gjatë ushtrimit të detyrës si zv/ministër i Jashtëm pa u pajisur më parë me certifikatë sigurie. 

"Profili i z.Gent Cakaj, i propozuar për postin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme ka mungesë të qartë të përvojës politike, diplomatike, administrative, shtetërore, në secilin element dhe në tërësi. Gjatë ushtrimit të detyrës së tij si zv/ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, z.Gent Cakaj ka dëshmuar me të dhëna, me fakte e qëndrime se jo vetëm që i mungon përvoja e sprovuar në fushën e politikës së jashtme, por se qëndrimet e tij publike lidhur me çështje thelbësore të politikës rajonale janë të papranueshme", thuhet në arsyetimin e Metës.

b.ha./Shqiptarja.com