Militanti me maskë, kapsollë dhe që i 'dridhte' zinxhirin policisë gjatë protestës së Opozitës

Militanti me maskë gjatë protestës te Kryeministria

1 / 13

Militanti me maskë dhe me flakadanë te Kryeministria

2 / 13

Militanti me maskë dhe me flakadanë te Kryeministria

3 / 13

Militanti me flamurin e PD te Kryeministria

4 / 13

Militanti me kapsolla te Kryeministria

5 / 13

Militanti me kapsolla te Kryeministria

6 / 13

Militanti me zinxhirë provokon policinë te Kuvendi

7 / 13

Militanti me zinxhirë provokon policinë te Kuvendi

8 / 13

Militanti me zinxhirë provokon policinë te Kuvendi

9 / 13

Militanti me zinxhirë te Kuvendi

10 / 13

Militanti me zinxhirë provokon policinë te Kuvendi

11 / 13

Militanti me zinxhirë te Kuvendi

12 / 13

Militanti me zinxhirë te Kuvendi

13 / 13
14 Prill 2019, 11:54

Në tubimin e opozitës nuk munguan protestues të maskuar. Njëri prej tyre, Armando Gecaj, 26 vjeç, është pikasur nga kamerat në disa nga momentet e dhunës që u shënuan si para kryeministrisë, ashtu edhe para Parlamentit. Report Tv sjell pamjet e tij gjatë momenteve të ndryshme në protestë.

Fillimisht nxjerr nga xhepi i xhupit të tij një numër të madh kapsollësh, dhe nis t'i shpërthejë para kordonit të policisë të vendosur në hyrjen e kryeministrisë.Shfaqet me shashka në duar, gjithmonë në rreshtin e parë të protestuesve. Më tej tek Parlamenti. Aty heq me forcë gardhin metalik të vendosur para godinës së Kuvendit që u tentua të sulmohej nga protestuesit, dhe që detyroi policinë që për herë të parë në këtë protestë, të përdorte gazin lotsjellës, që nuk ishte i nevojshëm në momentin që u ça kordoni me efektivë tek Kryeministria.

Ai tashmë është arrestuar nga Policia e Tiranës, dhe ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi edhe vetë ka pësuar lëndime në trup gjatë përplasjeve.

Është i njëjti që Partia Demokratike ka marrë në mbrojtje.  

Ish-deputeti Bardh Spahia i ka shkuar në spital protestuesit, i cili qëndron në krevat i prangosur në një dorë. Para ish-deputetit, protestuesi, këtë radhë i pamaskuar thotë se nuk ka qenë prezent në asnjë skenë dhune.

r.k./Shqiptarja.com