Ministja tregon si janë blinduar burgjet...

1 / 11
2 / 11
3 / 11
4 / 11
5 / 11
6 / 11
7 / 11
8 / 11
9 / 11
10 / 11
11 / 11
20 Gusht 2019, 22:01

TIRANE - Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj thotë se siguria në burgje tashmë është në të tjera nivele dhe kjo falë fuqiziit të sistemit teknologjik të monitorimit me shërbimin me kamera 24 orë. Ministrja bën të ditur se në dy burgje në Shqipëri, në atë "Jordan Misja" njohur si 313-a dhe në të Peqinit, janë instaluar sistemet që bllokojnë valët telefonike, për të shmangur mundësinë e përdorimit të celularëve në mënyrë të jashtëligjshme nga të dënuarit. Kjo - thotë - ministrja, do të bëhet më tej në të gjitha burgjet e tjera. 

"Përmes investimeve që kemi kryer për fuqizimin e sistemit teknologjik në institucionet penitenciare në vend, kemi arritur rezultate pozitive sa i përket monitorimit, organizimit dhe mirëfunksionimit të brendshëm.

Këto mjete bashkëkohore që menduam t’i implementojnë në ambientet e burgjeve, kanë përmirësuar ndjeshëm kontrollin për elementët e sigurisë, sendet e ndaluara, kushtet e jetesë, kryerjen e shërbimeve, takimet me vizitorët, zbardhjen korrekte të ngjarjeve, zbatimin e orarit ditor, veprimtarinë e efektivëve të policisë, gatishmërinë e stafit dhe një sërë verifikimesh në përputhje me të gjitha të drejtat që i takojnë ligjërisht atyre që vuajnë dënimin.