Miratohet ndihma financiare për 12.640 biznese dhe 20.636 punonjës

1 / 7
2 / 7
3 / 7
4 / 7
5 / 7
6 / 7
7 / 7
9 Prill 2020, 11:53

Drejtoria e Tatimeve ka dhënë informacion lidhur me ecurinë e deritanishme të aplikimeve për ndihmë financiare, për përfitimin e pagës minimale prej 26 mijë lekë nga bizneset e vogla.

Sipas grafikëve të publikuar, deri tani kanë aplikuar 86.6 mijë punonjës dhe 49.2 mijë biznese.

Nga këta, janë verifikuar 35.8 mijë punonjës dhe 21.4 mijë biznese.

Nga punonjësit e verifikuar, ndihma financiare për ta është pranuar për 20.6 mijë punonjës, pra për 58% të rasteve të verifikuara. Si rrjedhojë, rreth 42% të aplikimeve të punonjësve janë refuzuar. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.254, datë 27.3.2020 parashikon ndihmën financiare vetëm për bizneset që janë në listën e aktiviteteve të mbyllura nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërsa punonjësit e bizneseve të vogla, që nuk janë në këtë listë, nuk përfitojnë, ndonëse mund ta kenë mbyllur aktivitetin.

b.ha./Shqiptarja.com