'Misioni im', Basha kopjon Ramën, boton libër në prag të zgjedhjeve parlamentare! Letër të hapur për shqiptarët

1 / 9
2 / 9
3 / 9
4 / 9
5 / 9
6 / 9
7 / 9
8 / 9
9 / 9
22 Mars 2021, 15:32

Teksa duhen edhe pak ditë nga nisja zyrtarisht e fushatës elektorale, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vendosur t'i drejtohet shqiptarëve me një mënyrë që nuk pritej.

Ai ka botuar një libër në prag zgjedhjesh. Libri i kryetarit të opozitës titullohet “Misioni Im”.  Si duket, nëpërmjet këtij libri, Basha u bën një ftesë publike shqiptarëve që të votojnë kandidaturën e tij për kryeministër. Basha e ka botuar librin në shtëpinë botuese 'Skanderberbeg' në pronësi të kandidatet për deputete të PD në Elbasan, Flutura Açka. Libri ende nuk ka dalë në treg. 

Kujtojmë se botimi i një libri nga një kandidat për Kryeministër në vend nuk është e para herë në Shqipëri. Në vitin 2011 Edi Rama, atëherë kryetar i opozitës botoi librin 'Kurban'. 

Në 'Misioni im', Basha rrëfen në vetën e parë të gjitha ngjarjet gjatë karrierës së tij politike. Libri është prezantuar sot, datë e cila shënon 29-vjetorin e fitores së parë të Partisë Demokratike. Në një reagim të Partisë Demokratike thuhet se në libër prezantohet programi i Bashës

b.ha./Shqiptarja.com