Mjekët specializantë letër Ramës (FOTO)

Letra e mjekëve drejtuar Kryeministrit Edi Rama

1 / 5

Letra e mjekëve drejtuar Kryeministrit Edi Rama

2 / 5

Letra e mjekëve drejtuar Kryeministrit Edi Rama

3 / 5

Letra e mjekëve drejtuar Kryeministrit Edi Rama

4 / 5

Letra e mjekëve drejtuar Kryeministrit Edi Rama

5 / 5
27 Shtator 2020, 16:28

110 mjekë specializantë kanë firmosur një letër ku i parashtrojnë tre kërkesa kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, mes të cilave dhe të paguahen të gjithë gjatë specializimit të tyre, pavarësisht se ku zgjedhin të punojnë. Mjekët specializantë i kanë parashtruar tre kërkesa kryeministrit Edi Rama dhe Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu  në lidhje me pagesat e kuotave të lira njësoj si kuotat e mbuluara. Kuotat e lira përgjatë gjithë specializimit nuk paguhen, ndërsa kuotat e mbuluara i përgjigjen një kontrate ku atashohen si mjekë specialistë.

Duke e cilësuar si një vendim të gabuar ndarjen e specializantëve në kuota të lira dhe të mbuluara, ata kërkojnë që edhe kuotat e lira të paguhen njësoj si ata të mbuluara, pasi mjekët specializantë përkushtohen dhe mbajnë të njëjtën përgjegjësi dhe peshë në punë  e përditshme në pavijonet klinike njësoj si mjekët specializantë me kontrata apo kuota të mbuluar.