Report Tv ka siguruar foto nga momenti i ngjarjes tragjike në Elbasan ku 58 vjeçari Koço Buzo i është afruar me kallashnikov gruas së tij Liljana Buzo 54 vjeç sapo ajo ka dalë nga Gjykata e Elbasanit. 54-vjeçarja sapo kishte mbaruar seancën për procesin e divorcit, kur bashkëshorti, i cili po e priste jashtë, i është afruar dhe ka qëlluar fillimisht me thikë dhe më pas e ka qëlluar 7 herë me kallashnikov. Në dorën e majtë mbante thikën dhe në të djathtën kallashnikovin. Pati e ka qëlluar në fut me thikë, më pas e ka qëlluar pas shpime me armën e zjarri duke shkrepur 7 plumba, nga të cilat mbetën të plagosur edhe 2 kalimtarë.
Sapo ka ndodhur ngjarja autori është neutralizuar nga personat në rrugë duke e ulur në tokë, ndërsa 54-vjeçarja humbi jetën gjatë kohës që po transportohej në spital.
58-vjeçari Koço Buzo, ish efektiv policie është përballur edhe më parë me drejtësinë për dhunë në familje, e qëlloi me breshëri kallashnikovi duke e lënë të vdekur.












