Moti i keq përfshin vendin, situata nga përmbytjet në Vlorë dhe Durrës, pezullohet lundrimi detar

Situata nga moti i keq sot në Vlorë

1 / 15

Situata nga moti i keq sot në Vlorë

2 / 15

Situata nga moti i keq sot në Vlorë

3 / 15

Situata nga moti i keq sot në Durrës

4 / 15

Situata nga moti i keq sot në Durrës

5 / 15

Situata nga moti i keq sot në Durrës

6 / 15

Situata nga moti i keq sot në Durrës

7 / 15

Situata nga moti i keq sot në Durrës

8 / 15

Situata nga moti i keq sot në Durrës

9 / 15

Situata nga moti i keq sot në Durrës

10 / 15

Situata nga moti i keq sot në Durrës

11 / 15

Situata nga moti i keq sot në Vlorë

12 / 15

Situata nga moti i keq sot në Vlorë

13 / 15

Situata nga moti i keq sot në Vlorë

14 / 15

Situata nga moti i keq sot në Vlorë

15 / 15
30 Tetor 2018, 13:22

SHQIPËRI- Pas Italisë moti i keq ka mbërritur edhe në Shqipëri. I gjithë vendi është përfshirë nga reshjet, ndërkohë që problemet e para me reshjet kanë nisur në Vlorë dhe në Durrës. 

Report Tv ka mësuar se nga shirat e dendur disa rrugë në qytetin e Vlorës janë përmbytur, ndërkohë që i gjithë vendi është nën pushtetin e shiut. 

Deri më tani, nuk raportohet të ketë probleme me energjinë elektrike në vend, përvec problemeve me lundrimin detar. 

Në Vlorë trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk është nisur që prej ditës së djeshme ndërsa akoma nuk ka informacione për nisjen e tij sot nga Vlora në drejtim të Brindisit, pasi erërat e forta kanë bërë që dallgët në det të hapur të arrijnë deri në 8 ballë.

Nga kapitaneria e Vlorës raportohet se situata pritet të përmirësohet gjatë orëve të pasdites e konkretisht rreth orës 16. Situata problematike është edhe në Durrës, por dy tragete të cilët duhet të ishin nisur në orën 2 të mëngjesit nga Bari, janë nisur sot në mëngjes si pasojë e motit të keq që ka përfshirë Italinë.

Dy tragetet parashikohet të arrijnë rreth orës 15 në portin e Durrësit.

b.ha./Shqiptarja.com