Mundet nga Partizani, Erzeni shtyn ngritjen e kupës

1 / 7
2 / 7
3 / 7
4 / 7
5 / 7
6 / 7
7 / 7
22 Prill 2018, 22:59

Ekipi i Erzenit në volejboll për meshkuj nuk ka arritur që ngrejë trofeun e kampionit në Tiranë, pasi humbi ndeshjen e tretë të ‘play off’-it përballë Partizanit me rezultatin 3-2 me sete.

Loja ishte mjaft e fortë nga të dyja ekipit, por as prania e mbi 500 tifozëve nga Shijaku nuk mundi që të ndihmonte Erzenin që të mbyllte llogaritë me të kuqtë.

Në total janë 5 ndeshje ‘play-off’-i për t’u zhvilluar, deri tani janë zhvilluar 3 ndeshje me Erzenin që kryeson 2-1.

Tashmë ndeshje e katërt do të zhvillohet në datë 28 prill në Akademinë Dhimitraq Goga. Nëse Erzeni do të fitojë ndeshjen e radhës në shtëpi do të shpallet kampion i vendit.

b.ha./Shqiptarja.com