Mungon Myrto Uzuni, Kombëtarja zhvillon stërvitjen e radhës në Tiranë

1 / 9
2 / 9
3 / 9
4 / 9
5 / 9
6 / 9
7 / 9
8 / 9
9 / 9
19 Mars 2024, 16:39

Kombëtarja e futbollit ka zbritur në fushë pasditen e së martës për të zhvilluar përgatitjet e dy miqësoreve të marsit. Përveç mungesës së Myrto Uzunit që ende nuk është pjesë e grupit, 25 lojtarët e tjera kanë qenë nën urdhërat e Sylvinhos.

Dje (e hënë) ekipi është bërë bashkë dhe ka zhvilluar stërvitjen e parë, teksa këtë të martë braziliani do ketë mundësinë për të parë formën e lojtarëve. Kuqezinjtë kanë dy miqësore përpara, ajo kundër Kilit të premte në Parma (19:00) dhe kundër Suedisë në Stockholm më 25 mars në orën 21:00.

Duelet vijnë në një kohë kur ekipi ynë është me mendjen për në Gjermani, teksa do jetë pjesë e grupit B të Euro 2024 dhe rivalë do ketë emra si Italia, Spanja apo Kroacia.

S.Ç/Shqiptarja.com