Meqenëse kisha kohë, po i hidhja një sy pothuajse të gjitha votave preferenciale nëpër njësi të ndryshme administrative të Qarkut Tiranë. Po marr si shembull njësinë Shëngjergj, meqë është pas malit të Dajtit dhe kufizon me Burrelin.
Nga 350 vota që ka marrë PD si forcë politike në këtë njësi, ajo që më bëri përshtypje është vota preferenciale me sens “politik” dhe “veresi” e kandidatëve të listës së hapur, si pasojë e “bindjeve” për individët që duan t’i përfaqësojnë.
Për katër kandidatët e parë më të votuar në listë nga 171 votues demokratë nuk mund të them asgjë, sepse mendoj që janë njerëz publikë, politikë dhe njerëz që mund të kenë lidhje miqësore apo njohje me votues të Shëngjergjit.











