Ajo bën që të gjithë të kthejnë kokën pas. Modelja Naomi Campbell është parë duke shëtitur në Festivalin e Filmit në Kanë me një fustan të bardhë veror.
Veshur me një stil tepër elegant modelja 46 vjeçare verbon me shkëlqimin e saj. Me një paraqitje tepër sensuale e përshtatur me fustanin e saj ngjitur pas trupit mbi gjunjë Naomi duket fenomenale dhe rrezatuese.
Ajo ka qenë pjesë e modës që në moshën 16 vjeçare ku pushtoi kopertinat e revistës Elle në vitin1986. Për dekada me radhë ka qenë imazhi i 500 revistave më të famshme dhe gjithashtu e shtëpive më të mëdha të modës si Chanel dhe Prada.
Ishte modelja e parë me ngjyrë që u bë imazh i kopertinave si revista Time, e Vogue në Britani në Francë dhe Vogue në Rusi. Por duke mënjanuar reputacionin si femra më e bukur në botë, Naomi pranon që ka qenë e ndrojtur për trupin e saj.












