Nata e parë e 'Sanremo 2020'/ Momentet më epike, që nga përlotja e Tiziano Ferro-s e deri tek fjalimi prekës i gazetares arabo-izraelite

1/0
5 Shkurt 2020, 15:38

Festivali i 70-të i Sanremos, eventi më i rëndësishëm muzikor në Itali pati natën e parë.

Festivali do të zgjasë deri në datën 8 shkurt dhe fituesi do të zgjidhet në finalen e të shtunës në mbrëmje.

Është hera e parë që Amadeus drejtonte Festivalin dhe orkestrën.

Këngëtarët në konkurs do të ndahen midis dy kategorive: 24 “Big” dhe 8 “New”.

Në një intervistë, Amadeus tha se ai kishte zgjedhur konkurrentët duke u kujdesur vetëm që këngët të ishin pjesë radiove dhe të bëhen sa më shumë hit.

Momentet epike ishin të shumta, por ajo që ra në sy ishte performanca e Tiziano Ferro-s, një prej këngëtarëve të ftuar në natën e parë të festivalit të Sanremo 2020.

Këngëtari, performoi këngën e famshme të Mia Martini-it, “Almeno tu nell’universo”, ku edhe nuk mundi dot t’i mbante lotët dhe emocionet.

 “Për një këngëtar, ky është operacion me zemër të hapur. Eshtë hera e parë që një burrë këndon këtë këngë. Bruno Lauzi thoshte se kjo këngë nuk mund të performohet nga një zë mashkullor. Por unë doja ta bëja dhe e bëra”, ka thënë Ferro.

Performanca e fuqishme e këngëtarit duket se emocionoi jo vetëm sallën, por dhe publikun që e ndoqi nga ekrani i televizorit.

“Almeno tu nell’universo” për herë të parë u këndua nga një burrë për një burrë.

Gazetarja arabo-izraelite, Rula Jebreal i emocionoi të gjithë  gjatë monologut të saj kundër dhunës së grave.

“Nesër, do më pyesni se si ishin veshur prezantueset e Sanremo-s, pyesni edhe si ishte veshur Jebreal, për të mos pyetur më kurrë si ishte veshur ditën që e përdhunuan. 

Të mos pyetet më kurrë!  Nëna ime, Nadia, kishte frikë nga kjo pyetje dhe nuk ja doli dot, si shumë gra të tjera.

Ne s’duam të kemi më frikë. Nuk duam të jemi më viktima, jetime, një aksesor apo një kuotë.

Unë ia kam borxh nënës sime, ia kam borxh vetes. Ia kemi borxh vajzave tona dhe atyre vogëlusheve atje jashtë.

S’mund të lëmë më askënd të na heqë të drejtën për të fjetur me një përrallë.

Ne gratë, duam të jemi të lira në hapësirë apo në kohë.

Duam të jemi të heshtura, të bëjmë zhurmë. Duam të jemi kjo që është tani: Muzikë!”, ëshstë shprehur Rula.

Ajo shprehu dhimbjen e nënës së saj bashkë me vuajtjen që kishte kaluar edhe ajo vetë.

 “Jam rritur në një jetimore me vogëlushe të tjera. Çdo natë tregonim nga një histori dhe të gjitha, ishin përralla të trishta.

Tregonim historinë e nënave tone, të dhunuara, të përdhunuara, të torturuara”, ka vazhduar ajo.

Sipas mediave italiane, fillimisht, pjesëmarrja e Rula Jebreal nuk u mbështet nga një pjesë e mirë e italianëve, pasi në shumë deklarata të mëparshme ajo i quante italianët racistë.