Në Elbasan 'harrohet' pandemia, mijëra mbushin rrugët! Nuk respektohen masat anti COVID (FOTO)

1 / 19
2 / 19
3 / 19
4 / 19
5 / 19
6 / 19
7 / 19
8 / 19
9 / 19
10 / 19
11 / 19
12 / 19
13 / 19
14 / 19
15 / 19
16 / 19
17 / 19
18 / 19
19 / 19
14 Mars 2021, 10:47

Ashtu si çdo 14 Mars edhe sot në Elbasan kremtohet Dita e Verës. Por shumë shqetësuese janë pamjet që na vijnë nga ky qytet. Ajo që vihet re është se sikur të mos ishte kohë pandemie me mijëra qytetarë kanë mbushur rrugët e qytetit.

Grupe njerëzit, një pjesë e mirë edhe pa maska, shihen në të gjithë qendrën e Elbasanit. Siç mund të shihni edhe në pamje situata është shumë e rrezikshme pasi distanca sociale është e pamundur të respektohet.

Edhe pse ka një shtim të patrullave për monitorimin e situatës në terren kjo duket thuajse e pamundur.

b.ha./Shqiptarja.com