Nëna me 3 fëmijët u vetëmbyt në lumë, përfundon pas 3 ditësh operacioni i kërkimit! Gjenden të gjithë trupat

Pamje nga operacioni i kërkimit në lumin Buna

1 / 5

Pamje nga operacioni i kërkimit në lumin Buna

2 / 5

Pamje nga operacioni i kërkimit në lumin Buna

3 / 5

Pamje nga operacioni i kërkimit në lumin Buna

4 / 5

Pamje nga operacioni i kërkimit në lumin Buna

5 / 5
7 Maj 2024, 17:54

Pas tre ditësh ka përfunduar operacioni i kërkimit në lumin Buna, ku nëna Alma Arrazi u vetëhodh me 3 fëmijët. Të 4 trupat e pajetë janë gjetur nga polumbarët. 
Nën drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u angazhuan 96 forca operacionale dhe 13 mjete nga strukturat vendore dhe qendrore, përfshirë Forcat e Armatosura, Forcat Renea, Njësinë e Sigurisë Publike, DVP Shkodër, dhe DRKM, si dhe banorë të njësisë administrative Dajç. Trupi i nenes dhe djali u gjetën sot, ndërsa trupi i vajzës 8 vjeçare u gjet dje, ndërsa trupi i 9 vjecares u gjet të shtunën e 2 majit 2024, kur u mësua ngjarja tragjike.