New York Times: Si ka ndikuar ndryshimi i algorimit të Facebook në uljen e shikueshmërisë së postimeve të politikanëve?

1 / 12
2 / 12
3 / 12
4 / 12
5 / 12
6 / 12
7 / 12
8 / 12
9 / 12
10 / 12
11 / 12
12 / 12
9 Prill 2021, 16:13

Facebook ka bërë disa ndryshime drastike me algoritmin duke bërë që politikanët të jenë të dizavantazhuar sa i përket audiencës dhe rrjedhimisht edhe pëlqimeve që ata marrin. 

Në ndryshimet e reja të bëra publike, thuhet se në Kanada, Brazil dhe Indonezi dhe në javët në vijim në SHBA dhe më gjerë rrjeti social do të ulë ndjeshëm postimet me përmbajtje politike.

Gjatë këtyre testeve fillestare ne do të shqyrtojmë mënyra të ndryshme për renditjen e përmbajtjes politike në burimet e lajmeve të përdoruesve  duke përdorur sinjale të ndryshme dhe më pas do të vendosim për qasjet që do të përdorim në të ardhmen", tha Aastha Gupta, një drejtore e menaxhimit në Facebook .

Facebook paralajmëroi ndryshimin muajin e kaluar kur Mark Zuckerberg, tha se kompania po eksperimentonte me mënyra të ndryshme për të hequr debate politike përçarëse midis përdoruesve.

“Një nga informacionet kryesore që po dëgjojmë nga komuniteti është që njerëzit nuk duan politikë ”tha ai.

Duke bërë që kështu postimet e politikanëve që ju ndiqni nuk do të shfaqen më aq shpesh në faqen e parë të Facebook, sa shfaqen postimet e miqve tuaj apo faqeve të tjera që ju ndiqni.

Siç raporton edhe ‘New York Times’,  përmbajtja nga agjencitë dhe shërbimet zyrtare qeveritare do të përjashtohet nga ndryshimi i algoritmit, ashtu si informacioni për Covid-19 nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Muajin e kaluar,  Zuckerberg tha se përdoruesit do të ishin akoma në gjendje të diskutojnë për politikë brenda grupeve private.

r.k./Shqiptarja.com