Nga Turqia, ku po zhvillon një vizitë dyditore, kryeministri Edi Rama ka zbardhur edhe bisedat që ka zhvilluar në lidhje me projektet e bashkëpunimit me palën turke, me investitorë në fushat të ndryshme të rëndësishme si teknologjia digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji e transport.
Rama thekson se është zhvilluar një diskutim i detajuar me sipërmarrje të ekselencës turke për ndërtimin e fabrikës së 7 llojeve të vaksinave, si zemra e një qendre të klasit të parë të prodhimit farmaceutik. Së dyti kreu i qeverisë shkruan se është diskutuar për Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë së lartë në periferi të kryeqytetit, për kompanitë HighTech, Start Up-et e kërkimin shkencor.Një pikë tjetër diskutimi është zhvilluar mbi sistemin e kontrollit të territorit të vendit tonë me dronë superinteligjentë, për rendin publik. Rama e përbyll postimin duke shkruar se është diskutuar edhe për programin e mandatit të tretë për infrastruktrën kombetare.











