Imazhet e vdekjes së ish-nën komisarit Mustafa Kabakçioglu, në 29 gusht të bëra publike kohët e fundit kanë krijuar reagime të shumta në vend. Kabakçioglu, u gjet i vdekur nga rojet e sigurisë së burgut i ulur në një karrige plastike, vdekja e tij ka ngjallur reagime të forta në rrjetet sociale edhe pse në mediat tradicionale lajmi është censuruar.
47 vjeçari ishte arrestuar në korrik të vitit 2016 dhe që atëherë ka qenë i burgosur edhe pse ndaj tij nuk ka pasur një vendim gjykate për të. Në Muajin ai shfaqi shqetësime shëndetësore, shoqëruar me një kollë të fortë. Pasi kishte bërë disa kërkesa, mjekët kanë dyshuar se ishte me koronavirus duke e karantinuar në njërën prej qelive të burgut. Me përkeqësimin e gjendjes së tij dhe kishte, ish-polici vijonte t’i shkruante drejtuesve të burgut dhe mjekëve pa marrë asnjë përgjigje.Gardianët e gjetën atë të vdekur në qeli në fund të Gushtit, por gjithçka u bë publike pasi avokatët morën pamjet e kamerave të sigurisë në qeli ku u zbulua edhe mënyra se si kishte vdekur. Mustafa Kabakçioglu u la të jepte shpirt në një karrige të bardhë plastike, pa ndihmën e askujt.











